U mbajtën garat “Born 2 run”
Në sheshin e qytetit për herë të katërt u mbajtën garat “Born 2 run”, organizuar nga Qendra për Dialog Ndërkulturor-Kumanovë, të realizuara me mbështetje teknike nga Misioni i OSBE-së-Shkup dhe SPB Kumanovë, të mbështetur nga Komuna e Kumanovës. Në garë morën pjesë mbi 200 pjesëmarrës nga mosha 15 deri në 35 vjeç, të cilët vrapuan 3 dhe 10 km. Garat i ndoqi kryetari i komunës Dimitrievski. Aktivitetet e sotme sportive promovojnë frymën e bashkëjetesës dhe besimit të ndërsjellë mes njerëzve, me qëllim të përmirësimit të multikulturalizmit dhe dialogut ndëretnik në Kumanovë.