Projekti “Mbrojtja e mjedisit jetësor” nga programi Erazmus+”
Sekretari i Komunës së Kumanovës, Gelevski, sot në hapësirat e Komunës së Kumanovës ka takuar profesorë-përfaqësues nga Bullgaria, Turqia dhe Lituania, të cilët së bashku me SHMK Gjimnazi “Goce Dellçev” – Kumanovë janë duke punuar në mënyrë aktive në projektin “Mbrojtja e mjedisit jetësor” nga programi “Erasmus +”. Në takimin e sotëm u diskutua për aktivitetet e projektit, përvojat dhe rezultatet e pritura nga projekti. Këtë javë pune në Kumanovë do të veprohet në temën “Aplikimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, përmes: punëtorive, prezantimeve, videove, hulumtimeve të nxënësve dhe kuizeve.