Një delegacion i Komunës së Kumanovës në panair në Prizren
Me ftesë të Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik nga Komuna e Prizrenit, Republika e Kosovës, përfaqësues nga Komuna e Kumanovës morën pjesë në hapjen e Panairit dyditor të Ushqimit Tradicional (25-26 Prill 2024). Delegacioni pati takim pune me nikoqirin e panairit, Ramadan Tarashaj, drejtor i Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit. U theksua bashkëpunimi dhe komunikimi i mëparshëm i suksesshëm ndërmjet komunave, u shkëmbyen përvoja në fushën e turizmit dhe ekonomisë, si dhe u diskutuan mundësitë për fillimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të kishin rëndësi të madhe për qytetarët e dy shteteve fqinje. Kjo vizitë është për shkak të marrëdhënieve miqësore të krijuara në Panairin Ndërkombëtar për Turizëm dhe Sport të mbajtur së fundmi në Prishtinë, ku Komuna e Kumanovës mori pjesë me stendë dhe prezantim.