Shpallje për mbledhje të ofertave (Ekskursione – SHFK “Magdalena Antova”)
SHPALLJE
PËR PARASHTRIM TË OFERTAVE PËR EKSKURSIONET E NXËNËSVE
1.BLERËS
– SHFK “Magdalena Antova” nga Kumanova, rr. “110” nr. 5 Kumanovë-1300 tel.: 076 211 362;
Personi për kontakt: Zharko Dimitrijeviq – drejtor, tel.: 071 208 397
Informata shtesë, Programet për ekskursione dhe Formulari i Ofertës mund të merren personalisht prej orës 08,00 deri në ora 14,00, në adresën e lartëshënuar
2.OFERTUES
Kushtet minimale që duhet t’i përmbushë ofertuesi janë:
- Të jetë i regjistruar në përputhje me dispozitat pozitive të RM për kryerje të veprimtarisë adekuate turistike;
- T’i ketë realizuar me sukes më së paku 3 ekskursione të nxënësve në 3 vitet e fundit;
- T’i përmbushë kushtet për transport të fëmijëve në grup në përputhje me Ligjin për siguri në trafikun rrugor dhe Rregulloren për kërkesat e nevojshme teknike të automjeteve me të cilët transportohen grupet e fëmijëve;
- Në ditën e nënshkrimit të kontratës, ofertuesi i zgjedhur dorëzon garanci bankare për kualitetin e realizimit të ekskursionit në vlerën 5% nga vlera e përgjithshme e kontratës.
Oferta që nuk i plotëson kushtet minimale do të refuzohet nga Komisioni si e pa pranueshme.
- DOKUMENTACIONI QË DUHET TA DORËZOJË OFERTUESI
– Dokument për veprimtari të regjistruar si dëshmi se është i regjistruar si person juridik për kryerje të veprimtarisë adekuate turistike, në përputhje me dispozitat pozitive të RM,
-Vërtetim nga ofertuesi se në 3 vitet e fundit i ka realizuar me sukes më së paku 3 ekskursione të nxënësve
-Dokument për transport të grupeve të fëmijëve, në përputhje me Ligjin për siguri në trafikun rrugor dhe Rregulloren për kërkesat e nevojshme teknike të automjeteve me të cilët transportohen grupet e fëmijëve.
-Dokumentet nuk duhet të jenë më të vjetër se 6 muaj, kurse parashtrohen origjinal ose kopje e verifikuar nga ofertuesi;
- LËNDA E PROKURIMIT
–lënda e prokurimit është e ndarë, edhe atë:
- Realizimi i ekskursionit treditor nëpër Maqedoni për nxënësit e kl. IX – të prej 30 maj deri më 01 qershor 2018.
- Realizimi i ekskursionit dyditor nëpër Maqedoni për nxënësit e kl. VI – të prej 22 deri më 23 maj 2018.
- Realizimi i ekskursionit njëditor në Krushevë për nxënësit e kl. III – të më 23 maj 2018.
-Lloji i kontratës: Shërbime me pagesë të prolonguar.
- KRITERET PËR ZGJEDHJEN E OFERTËS MË TË MIRË
–Çmimi më i lirë për nxënës
- AFATI DHE MËNYRA E PARSHTRIMIT TË OFERTAVE
– Ofertat duhet të dorëzohen në afat prej 5 ditë pune, nga shpallja e fundit në dy gazeta, në arkiv ose përmes postës në adresën: SHFK “Magdalena Antova” rr. “110” nr. 5 1300 – Kumanovë.
– Ofertuesi kopjen origjinale e dorëzon në zarf të mbyllur me vulë, ku shënohet emri i ofertuesit me adresën e plotë dhe të saktë.
Zarfi i brendshëm dorëzohet në zarf të jashtëm të mbyllur me vulë, i cili:
- adresohet me adresën e saktë të organit kontraktues,
- në këndin e lartë majtas qëndron shenja “Mos e hap”, të mos hapet para kohës dhe datës së hapjes së ofertave.
Nëse të gjithë zarfet nuk janë të vulosur dhe shënuar siç duhet, Shkolla nuk bart përgjegjësi për hapjen e parakohshme të ofertës.
– Periudha e vlefshmërisë së ofertave: deri më 10.06.2018
Hapja e ofertave do të bëhet nga Komisioni për mbledhje të ofertave për realizim të ekskursioneve të nxënësve.
Komisioni për mbledhje të ofertave
për realizim të ekskursioneve të nxënësve