Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

 Njoftim

 NJOFTIM

Komuna e Kumanovës Ju njofton se afati i parashtrimit të kërkesave nga shoqatat civile në lidhje me projektin (ReLOaD) është vazhduar deri më 11.04.2018.

PARASHTRIMI I APLIKACIONEVE:

Aplikacionet e plotësuara (me dokumentacionin komplet) patjetër të parashtrohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një në verzion elektronik (në CD ose USB), në zarf të vulosur me shenjë për thirrjen publike, përmes postës rekomanduese ose personalisht, gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte), prej orës 09:00 deri në ora 15:00, në këtë adresë:

Komuna e Kumanovës

Rruga: 11 Tetori p. n.

Numri i postës: 1300 Kumanovë

Afati i fundit për parashtrim të aplikacioneve është 11.04.2018, deri në ora 15:00. Aplikacionet që do të parashtrohen pas afatit përfundimtar do të shqyrtohen vetëm nëse në markën postare qëndron data dhe koha e parashtrimit para afatit përfundimtar zyrtar. Në faqen e jashtme të zarfit patjetër duhet të qëndrojë emri i thirrjes për parashtrim të propozim – projekteve, emri dhe adresa e plotë e parashtruesit, titulli i plotë i projektet dhe shenja “Të mos hapet para hapjes zyrtare.” Nëpunësi komunal do të jep vërtetim për pranim të dokumenteve të parashtruar. Të gjithë parashtruesit e propozim – projekteve, pavarësisht se të njëjtët janë pranuar apo refuzuar, do të njoftohen me shkrim për vendimin në lidhje me propozim – projektin e tyre në afat prej 30 ditë pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të shpallen në faqen elektronike të komunës (www.kumanovo.gov.mk) ose/dhe në tabelën e shpalljeve të komunës, dhe në faqen elektronike të UNDP – së (www.mk.undp.org)

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст