Klub i ri i boksit “Kumanova – 84”
Me rastin e hapjes së klubit të ri të boksit KB “Kumanova – 84”, Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, sot ishte i pranishëm në stërvitje të këtij klubi. Si simpatizues dhe përkrahës i sportit, Dimitrievski, e pajisi palestrën e boksit me rekuizitat e nevojshme dhe pajisjet sportive për fëmijët që stërviten. E gjithë kjo, me qëllim që Kumanova në të ardhmen të ketë kampion evropian, botëror dhe olimpik në boks.