Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Dita e qytetit të Banja Llukës

Me rastin e ditës së Komunës së Banja Llukës, Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, me përfaqësues të administratës komunale qëndroi në vizitë dy ditore në këtë qytet. Me Kryetarin e Banja Llukës, Igor Radojiçiq realizuan një takim ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në më shumë sfera, e posaçërisht ndërmjet institucioneve kulturore dhe arsimore të të dy komunave. U morën vesh që gjatë muajve në vijim do t’i intensifikojnë kontaktet e ndërsjela për lidhje regjionale, kurse kah fundi i vitit në Kumanovë do të organizohen “Ditët e Banja Llukës”, ku do të prezantohet oferta kulturore dhe turistike e këtij qyteti të binjakëzuar. Nikoqiri i shprehi falënderime Komunës së Kumanovës për përkrahjen që kjo komunë ia ka dhënë Banja Llukës gjatë vërshimeve katastrofale në vitin 2014.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст