Njoftim
Në përputhje me Vendimin për përcaktim të merave të rrugëve me numërim të objekteve në vendbanimin Glladni Pole, Komuna e Kumanovës, të miratuar në mbledhje të Këshillit të Komunës së Kumanovës, i njofton qytetarët e kësaj pjese se që nga sot (23.07.2018) do të mund të parashtrojnë kërkesë për dhënie të vërtetimit për të dhënat e adresës deri te Sektori për veprimtari komunale, inftrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës. Kërkesat mund t’i marrin në hyrje ose te arkivi i Komunës së Kumanovës.