Shënohet dita e ARM – së, 18 Gushti
Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, ishte i pranishëm në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, ku me solemnitet ushtarak u shënua Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë – 18 Gushti.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe një delegacion i ARM, përfaqësues të udhëheqësisë shtetërore, kryetarë komunash dhe përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale, institucioneve dhe shërbimeve publike. Para të pranishmëve, fjalë përshëndetëse mbajti edhe zëvendës Kryeshefi i Shtabit të ZOK, kolonel Zhikica Jovanovski.