Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ftesë për parashtrim të ofertave për ekskursionet e nxënësve – “Kiro Burnaz”

Sipas Rregullores për mënyrën e realizimit të ekskursioneve të nxënësve të shkollave të mesme, SHMMKP “Kiro Burnaz” – Kumanovë publikonr

FTESË PËR PARASHTRIM TË OFERTAVE

për organizimin e ekskursionit përfundimtar të nxënësve për vitin shkollor 2017/2018

  1. Përshkrimi i shërbimit

– organizimin e ekskursionit përfundimtar të nxënësvet të vitit të tretë, për 5 ditë në muajin maj të vitit 2018 ,në përputhje me përmbajtjet e Programit, në relacionin Kumanovë – Veronë Lido di Jesolo – Venecia – Shibenik – Mostar – Dubrovnik – Budvë – Kumanovë, 2 netë në Lido di Jesolo / Itali / dhe Mostar / BdheH / në një hotel 3 * dhe 4 * me mëngjes dhe darkë. përshkrim i detajuar i shërbimit është dhënë në dokumentacionin me udhëzimet për ofertuesit dhe Programin e ekskursionit përfundimtartë cilat mund të merren nga arkivat e shkollës çdo ditë nga ora 8 – 14.

2. Kushtet minimale që duhet t’i përmbushin ofertuesit janë:
– të jenë të regjistruar në përputhje me dispozitat ligjore në Republikën e Maqedonisë për kryerjen e veprimtarisë adekuate turistike;

– t’i kenë realizuar me sukses të paktën 3 ekskursione të nxënësve dhe aktivitete të tjera të lira në 3 vitet e fundit / vërtetime për ekskursione të suksesshme;

– t’i plotësojnë kushtet për transportin e grupeve të fëmijëve në bazë të Ligjit mbi sigurinë në komunikacionin rrugor dhe të Rregullores për kërkesat specifike teknike për automjetet e përdorura për transportin e grupeve të fëmijëve;

3. Oferta duhet t’i përfshijë këto dokumente:

– dokumente si dëshmi për përmbushjen e kushteve minimale;

– programipër realizimin e ekskursionit;

– formularin e plotësuar të ofertës dhe

– deklaratë për seriozitetin e ofertës.

Ofertuesi që do të zgjidhet si më i miri, në ditën e nënshkrimit të kontratës me shkollën duhet të dorëzojë garanci bankare për realizim cilësor të kontratës në vlerë prej 10% të vlerës totale të llogaritur të kontratës.
Kriter për dhënien e kontratës për ekskursion të nxënësve është çmimi më i ulët.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 5 ditë pune.

Ofertat duhet të dorëzohen në SHMKP “Kiro Burnaz” Kumanovë me shenjë për Komisionit për mbledhje të ofertave për ekskursion të nxënësve.

SHMKP “Kiro Burnaz” Kumanovë

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст