Ftesë për sesionin e radhës të Forumit të projektit në Komunën e Kumanovës
Të nderuar qytetarë,
Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me UNDP, përmes projektit të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ju fton në sesionin e radhës të Forumit të Projektit, i cili do të mbahet të Premten, më 25.06.2021, duke filluar në orën 11.00, në Sallën e Madhe të Komitetit në Kumanovë.
Qytetarët e pranishëm, pjesëmarrësit e forumit, përfaqësuesit e institucioneve dhe mysafirët e nderit, do të kenë mundësinë të ndjekin rezultatet e arritura nga procesi i forumit në Komunën e Kumanovës, i cili u implementua në periudhën qershor – tetor 2019.
Si pjesë e forumit të komunitetit, si një mjet për vendimmarrjen qytetare, u propozuan dhe zhvilluan nëntë projekte, nga të cilat në seancën e katërt, të votimit, pjesëmarrësit vendosën të alokonin një buxhet prej 50.000 franga zvicerane për projektin: “Adaptimi i çatisë dhe dritareve në SHFK “Braqa Milladinovci”.
Në Sesionin Pasues, do të prezantohen arritjet, si dhe realizimi i disa prej rekomandimeve të dhëna nga qytetarët për Komunën gjatë gjithë procesit të forumit.
Theksojmë se sesioni i forumit mbahet në përputhje me Protokollin për mbajtjen e forumeve të komunitetit në kushtet e Kovid – 19, dokument i miratuar nga implementuesi UNDP, me masa mbrojtëse.
Rreth forumit: Qëllimi i forumit është rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal. Qytetarët e pranishëm në forum patën mundësinë të propozojnë dhe zgjedhin një projekt prioritar, të financuar nga fondi i buxhetit në shumën prej 50,000 franga zvicerane (CHF).
Rreth projektit: Procesi i forumit është pjesë e projektit “Forcimi i këshillave komunalë”, komponenta e dytë e të cilit është forcimi përmes granteve të vogla për masat prioritare të komunave, të zgjedhur përmes konsultimeve publike.
Kësaj ftesë i është bashkangjitur edhe Rendi i ditës.