Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

FTESË PUBLIKE

Bazuar në nenin 29, paragrafi 1 nga Ligji për tatim mbi pronën (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 61/04, 92/07, 102/08, 35/11, 53/11, 84/12, 188/13, 154/15, 192/15 dhe 23/16) dhe nenin 3, paragrafi 1, pika 1 të Ligjit për taksat komunale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 61/04, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15, 192/15 dhe 23/16), Komuna e Kumanovës, shpall:

 

F T E S Ë  P U B L I K E

            Për parashtrim të fletëparaqitjes tatimore për përcaktim të tatimit të pronës për vitin 2021 dhe parashtrim të fletëparaqitjes për përcaktim të taksës komunale për firmë (emër) të hapësirës afariste, gjegjësisht njësisë afariste për vitin 2021.

Fletëparaqitje tatimore për përcaktim të tatimit të pronës për vitin 2021 (formulari DI) parashtron i obliguari tatimor (person fizik dhe juridik), edhe atë për:

  1. Pronën që e ka fituar ose ka filluar ta përdorë gjatë vitit 2020, e për të cilën nuk ka parashtruar fletëparaqitje tatimore (i obliguar i ri tatimor, pronë shtesë e fituar, që i nënshtrohet tatimimit, etj.)
  2. Pronën te e cila ka ndryshim në pronësi (shitje etj.).
  3. Pronën te e cila ka ndryshim në vlerë (tejndërtim, mbindërtim, përfundim, zgjerim, etj.)
  4. Të gjithë të obliguarit tatimor (persona fizikë dhe juridikë) që posedojnë pronë që i nënshtrohet tatimimit, e të cilët gjatë periudhës së viteve 1994 – 2020 nuk kanë parashtruar fletëparaqitje tatimore për përcaktim të tatimit të pronës.

Fletëparaqitja tatimore parashtrohet deri te Komuna e Kumanovës – Sektori për tatime dhe taksa, në territorin e së cilës gjendet prona, më së voni deri më 31 janar të vitit 2021.

Vërejtje: I obliguari tatimor që ka parashtruar fletëparaqitje tatimore për periudhën e viteve 1994 – 2020, dhe nuk ka ndryshim në pronësinë ose vlerën e pronës, nuk parashtron fletëparaqitje tatimore.

Të obliguarit tatimor që nuk do të parashtrojnë fletëparaqitje tatimore në afatet e përcaktuar me këtë FTESË PUBLIKE, do të dënohen me gjobë në të holla për shkeljet e bëra, në përputhje me Ligjin mbi tatimin e pronës.

Fletëparaqitje për përcaktim të taksës komunale për firmë (emër) të hapësirës afariste, gjegjësisht njësisë afariste parashtrojnë të obliguarit me taksa (ushtrues të pavarur të veprimtarisë dhe personat fizikë), edhe atë për:

  1. Firmë të regjistruar (emër) të hapësirës afariste, gjegjësisht njësisë afariste për kryerje të veprimtarisë së caktuar, të cilët deri tani nuk kanë parashtruar fletëparaqitje deri te organi kompetent për përcaktim të obligimit, mbi bazë të taksës komunale.
  2. Të obliguarit me taksa që kanë parashtruar fletëparaqitje për përcaktim të obligimit mbi bazë të taksës komunale për firmë (emër) të hapësirës afariste, gjegjësisht njësisë afariste te të cilët deri në periudhën e tanishme nuk ka ndryshime.

 

                                                                                                            Sektori për tatim dhe taksa

                                                                                                              KOMUNA E KUMANOVËS

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст