Gara e atletikës në rrugë me rastin e 11 Nëntorit
Në kuadër të programit festiv të nëntorit, u mbajt gara tradicionale e atletikës rrugore në qendër të qytetit, e organizuar nga Lidhja Komunale e Sporteve, Klubi Atletik Kumanova dhe Lidhja e Sporteve Shkollore. Në garë morën pjesë nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme komunale, të ndarë në kategori: klasa VI dhe VII, klasa VIII dhe IX, dhe nxënës të shkollave të mesme, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski, më të mirëve u ndau diploma për pjesëmarrje në garën e sivjetshme.