Gara ndërkombëtare e çiklizmit malor
Në Kumanovë për herë të parë u mbajt gara ndërkombëtare e çiklizmit malor. Tetëdhjetë çiklistë nga Maqedonia, Sebria, Bullgaria dhe Greqia e kanë pushtuar rrugën drejt lokalitetit Uji i Ftohtë në Kumanovë. Çiklistët garuan në shumë kategori, elit meshkuj, elit femra, juniorë, kadetë, masters dhe hobistë. Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski.