Hapet Qendra e Rinisë në Kumanovë
Kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitrievski së bashku me Kryeministrin e RMV-së, Zoran Zaev, drejtorin e ARS-së, Naumçe Mojsoski, punëtorë dhe aktivistë rinorë, zyrtarisht hapën Qendrën e Rinisë në Kumanovë. Qendra, e cila është e para në vend sipas Ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve, politikat rinore dhe qendrat rinore, është hapësirë e përshtatshme dhe e sigurt, ku mbështetja sistematike për zhvillimin personal të të rinjve dhe përfshirjen e tyre aktive në jetën e komunitetit, do të zbatohet përmes arsimit joformal, pjesëmarrjes në argëtim dhe aktiviteteve vullnetare të organizuar nga dhe për të rinjtë, mentorim, informim. Kryetari Dimitrievski falënderoi Qeverinë e RMV – së dhe Agjencinë për Rini dhe Sport për bashkëpunimin dhe mbështetjen, të cilat dhanë kontribut për Qendrën, duke siguruar pajisje pune për të rinjtë dhe aktivistët.