Kampionati shtetëror dimëror i notit
Gjatë këtij uikendi (03.03.2018 dhe 04.03.2018) qyteti i Kumanovës për herë të parë do të jetë nikoqir i Kampionatit shtetëror dimëror të notit, që do të mbahet në Pishinën e mbyllur të qytetit. Organizator i kësaj ngjarjeje është Federata e notit në Maqedoni, në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës dhe Klubin e notit “Akva”. Në këtë kampionat janë të ftuar të gjithë klubet e notit nga vendi që të marrin pjesë në gara, në këto kategori: pionierë më të rinj, pionierë më të rritur, kadetë dhe kadete, të rinj dhe të reja dhe seniorë dhe seniore. Në hapjen solemne, të Shtunën (03.03.2018) në ora 17:15, fjalë rasti do të mbajë edhe Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski.