Klubi i këshilltareve në aktivitet ekologjik
Kryetari i Këshillit Komunal të Kumanovës dhe anëtaret e Klubit të Këshilltareve, ku janë të përfaqësuara anëtare të të gjitha partive politike në Këshillin Komunal, në bashkëpunim me NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” – Kumanovë, mbollën fidanë në lokacionin afër Sallës së Sporteve. Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi tek bashkëqytetarët tanë për të ruajtur një mjedis jetësor të shëndetshëm. Ky është vetëm një nga aktivitetet që planifikojnë t’i realizojnë në të ardhmen.