Komuna e Kumanovës dhe Kryqi i Kuq zhvilluan aksion në lokacione të qarkullimit publik
Sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për zvogëlimin e rreziqeve nga temperaturat e larta, sipas Planit të veprimit për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës, të cilin e miratoi Qeveria, Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, ka realizuar aksion për shpërndarjen e ujit për qytetarët në lokacionet e qarkullimit publik të Kumanovës.