Komunikatë – Thirrje publike për parashtrim të nismave për përgatitje të planeve urban
Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Planifikim Urban (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 199/2014, 44/2015, 193/2015, 31/16, 163/16, 64/18 dhe 168/18), Kryetari i Komunës së Kumanovës e ka nxjerrë këtë
KOMUNIKATË
Informohen të gjithë personat fizik dhe juridik në territorin e Komunës së Kumanovës se shpallet
Thirrje publike për dorëzimin e iniciativave për përgatitjen e planeve urbanistik
Thirrja publike është shpallur në përputhje me nenin 21 të Ligjit për Planifikim Urban (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 199/2014, 44/2015, 193/2015, 31/16, 163/16, 64/18 dhe 168/18) në tremujorin e parë të vitit 2019.
- Thirrja publike do të zgjasë nga data 28.03.2019 deri më 30.04.2019, – 34 ditë, duke e llogaritur edhe ditën e shpalljes.
- Thirrja publike do të publikohet në Fletoren zyrtare të komunës, në faqen e internetit të komunës, kumanovo.gov.mk, tabelën e shpalljeve të komunës, në sistemin e informacionit e-urbazinam, gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.
- Në qasjen e saj ndaj kohëzgjatjes së shpalljes publike të gjithë personat e interesuar fizikë dhe juridikë mund të paraqesin iniciativë për hartimin dhe miratimin e planeve urbanistike nga neni 7, paragrafi (1), pika 2, alineja 2, 3 dhe 4 të Ligjit mbi Planifikimin Urban (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 199/2014, 44/2015, 193/2015, 31/16, 163/16, 64/18 dhe 168/18).
- Lëndë e iniciativës mund të jetë miratimi i planit të ri urban apo ndryshimi i planit ekzistues urban me një shpjegim për qëllimin e propozim ndryshimi nga parashtruesi i iniciativës.
- Personat e interesuar juridik dhe fizik iniciativat t’i parashtrojnë në përputhje me nenin 21, paragarfi (3) të Ligjit mbi Planifikimin Urban (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 199/2014, 44/2015, 193/2015, 31/16, 163/16, 64/18 dhe 168/18).
Mjetet për iniciativat e pranuara për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm duhet të sigurohet nga vetë parashtruesit e nismave.
Nr. 21-2136 / 1
Data 26.03.2019 Kryetari i Komunës së Kumanovës
Maksim Dimitrievski