Kryetari Dimitrievski takohet me ministrin pa resor Askel Ahmedovski
Në vizitë pune në Komunën e Kumanovës ishte Ministri Ahmedovski, i cili është i angazhuar për implementimin e strategjisë nacionale për përmirësimin e gjendjes së romëve. Me kryetarin Maksim Dimitrievski biseduan për gjendjen e popullatës rome në komunë, vendet ku jetojnë romët, infrastrukturën në atë pjesë të qytetit si dhe për projektet e përbashkëta në të ardhmen.