Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut viziton Komunën e Kumanovës
Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski në kabinetin e tij realizoi takimin e parë protokolar me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në takim i pranishëm ishte edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Kryetari i Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska dhe përfaqësues të administratës komunale. Në takim u bisedua për projektet që janë në realizim e sipër dhe për investimet e planifikuara gjatë vitit 2019. Kryetari i Komunësi prezantoi aktivitetet që janë paraparë m erastin e shënimit të 500 vjetorit të ekzistimit të Kumanovës, që ka rëndësi të veçantë për qytetin dhe shtetin. Pas takimit së bashku morën pjesë në tribunën me titull “Shoqëri fer – mundësi për të gjithë”, që u mbajt në sallën e madhe të ish “Komitetit”.