“Mbjell jetë – për jetë të re”
Komuna e Kumanovës dhe NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” kanë ndërmarrë një aktivitet në sferën e mjedisit jetësor përmes projektit “Mbjell jetë – për jetë të re”, ku për çdo foshnje të lindur do të dhurohet nga një fidan.
Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski set e vizitoi familjen e foshnjës së parë të cilës iu dhurua një fidan në kuadër të projektit. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të rritet numri i sipërfaqeve të gjelbra në qytet dhe të nxiten qytetarët të kujdesen për rrethin dhe të japin kontribut për mjedis më të pastër.