Mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Kumanovës
Më 23 nëntor 2021 (e martë), në sallën e madhe të ndërtesës së organizatave të më hershme shoqëroro – politike, me fillim prej orës 12:00, do të mbahet mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Kumanovës, me këtë
Rend dite
- Zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit verifikues për verifikim të mandateve të anëtarëve të Këshillit të Komunës së Kumanovës;
- Verifikimi i mandateve të anëtarëve të Këshillit të Komunës së Kumanovës;
- Raporti nga Komisioni verifikues;
- Propozim – Vendimi për verifikim të mandateve të anëtarëve të Këshillit të Komunës së Kumanovës;
- Dhënia dhe nënshkrimi i deklaratës solemne nga anëtarët e Këshillit të Komunës së Kumanovës;
- Zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për çështje mandatesh, zgjedhje dhe emërime të Këshillit të Komunës së Kumanovës;
- Zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Komunës së Kumanovës;
- Propozim – Aktvendim për përcaktim të anëtarëve të Këshillit të Komunës së Kumanovës që do të marrin pjesë gjatë kurorëzimeve në Komunën e Kumanovës.