Mbledhja e tridhetë e katërt e Këshillit të Komunës së Kumanovës
Më 15 dhjetor 2023 (e premte), në sallën rrethore të ndërtesës së ish – organizatave shoqërore – politike, me fillim prej orës 10:00, do të mbahet mbledhja e tridhjetë e katërt e Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Rendi i ditës
- Informacion për masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Stacioni policor nën juridiksion të përgjithshëm Kumanovë gjatë gjysmës së parë të vitit 2023;
- Raport tremujor për punën financiare të NP “Ujësjellësi” – Kumanovë nga 01.07.2023 – 30.09.2023;
- Raporton për punën afariste financiare të NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë për periudhë korrik – shtator 2023;
- Propozim – Aktvendim për t’i dhënë pëlqimin Vendimit për ndryshim dhe plotësimin e Statutit të NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë ;
- Propozim – Aktvendim për t’i dhënë pëlqim tekstit të përmirësuar të Statutit të NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë ;
- Raport financiar për punën e NP “Tregu” – Kumanovë për periudhën korrik – shtator 2023;
- Raport për punën financiare të NP “Kumanova – parking” – Kumanovë për periudhë nga 01.07.2023 – 30.09.2023 ;
- Raport tremujor për punën financiare të NP ” Kumanova – gaz ” – Kumanovë nga 01.07.2023 – 30.09.2023;
- Propozim – Aktvendim për t’i dhënë pëlqim Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të NP “Kumanova – Gaz ” – Kumanovë;
- Propozim – Aktvendim për t’i dhënë pëlqim tekstit të përmirësuar të Statutit të NP “Kumanova – Gaz” – Kumanovë;
- Propozim – Aktvendim për t’i dhënë pëlqim Vendimit për shitjen e aseteve të vjetra, gjegjësisht të pashfrytëzueshme në pronësi të IPK Shtëpia e Pleqve “Zafir Sajto” – Kumanovë;
- Propozim – Aktvendim për t’i dhënë pëlqim Vendimit Statutar për ndryshimin e Statutit të IPK Shtëpia e Pleqve “Zafir Sajto” – Kumanovë;
- Program vjetor i Fondacionit për Kulturë dhe Sport “Kumanova” – Kumanovë për vitin 2024;
- Informacion për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë dhe gjendjen aktuale të shkollave të mesme dhe IP – KKN “Profesor Mijallkoviq” në Komunën e Kumanovës gjatë vitit shkollor 2023/2024;
- Informacion për regjistrimin e nxënësve të obliguar në klasën e parë në shkollat fillore komunale dhe kushtet aktuale në arsimin fillor në Komunën e Kumanovës gjatë vitit shkollor 2023/2024;
- Propozim – Program për subvencionimin e aktiviteteve mësimore, jashtëmësimore dhe sportive në not në Pishinën e Mbyllur – Kumanovë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Komuna e Kumanovës për vitin 2024;
- Propozim – Vendim për miratimin e Projektit Urbanistik me plan parcelimi për parcelën ndërtimore të PK nr. 13711 me dedikim A1 – banim në shtëpi për zhvendosjen e kufijve në parcelat ndërtimore ngjitur të PK nr. 13714, 13713, 13712, KK Kumanovë – nga PDU për pjesë të zonës qendrore të qytetit BV Pançe Peshev, Komuna e Kumanovës;
- Propozim – Vendim për miratimin e Projektit Urbanistik me plan parcelimi për parcelë ndërtimore në PK nr. 17827/1 për zhvendosjen e kufijve në parcelat ndërtimore fqinje të PK nr. 17828, PK nr. 17822, PK nr. 17834, PK nr. 17835, PK nr. 17824/1, PK nr. 17827/2, PK nr. 17844, PK nr. 17824/2, PK nr. 17814, me dedikim A1-banim në shtëpi KK Kumanovë, nga PDU për pjesë të zonës qendrore të qytetit – Komuna e Kumanovës;
- Propozim – Vendim për pagesën e ndihmës së njëhershme financiare nga Buxheti i Komunës së Kumanovës për vitin 2023;
- Propozim – Vendim për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit komunal për parandalimin e delikuencës së fëmijëve të Komunës së Kumanovës;
- Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit drejtues të IPK Kopshti i Fëmijëve “Angell Shajçe” – Kumanovë.