Nderim për luftëtarët e rënë, me rastin e 77 vjetorit të çlirimit të Kumanovës
Në memorialin e luftëtarëve të rënë nga Lufta Nacionalçlirimtare, filloi shënimi i 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Kumanovës. Tradicionalisht, delegacione të shumta vendosën lule të freskëta para monumentit: përfaqësues të Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste të Maqedonisë, Kryetari i Komunës së Kumanovës, Këshilli Komunal, komunat Prilep dhe Kriva Pallankë, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, ambasadori i Republikës së Hungarisë, delegacionet e Ambasadave: RP Kina, Rusia, Ukraina, Rumania, Katari, Organizata Ndërkombëtare për Migrim, delegacionet e qyteteve të binjakëzuara: Bijeljina, Republika Srpska-BiH, Beranë, Mali i Zi, Novi Sad, R. e Serbisë, përfaqësues të partive politike, shkollat komunale, institucionet dhe ndërmarrjet publike, shoqatat e qytetarëve, organizatat joqeveritare. Të pranishmëve iu drejtua një përfaqësues nga ZAPVARS me një fjalim rasti.