Një delegacion i Komunës së Kumanovës viziton Bijelinën
Një delegacion i Komunës së Kumanovës, i idhëhequr nga Kryetari i Komunës Maksim Dimitreivski, po qëndron në vizëtë dy ditëshe në qytetin e binjakëzuar të Bijelinës. Qëllimi i vizitës është festa e qytetit “Shën Pantelejmoni”, që tradiciononalisht, me solemnitete të posaçme, shënohet çdo vit. Me këtë rast është bërë pritja e delegacioneve tek Kryetari i Bijelinës Miqo Mikiq, u vunë kurora lulesh, u mbajt akadaemi me program kulturo – artistik, koncert në sheshin e qytetit dhe liturgjia e mëngjesit.