NJFTIM Qytetarët vendosin “FORUMI REGJIONAL NË KOMUNITET”
NJOFTIM
Qytetarët vendosin
“FORMI REGJIONAL NË KOMUNITET”
Pjesa e parë e Forumit 22.02.2019 (e premte) ora 12.
restoranti “Gracija” në Kumanovë
Të nderuar qytetarë,
Rajoni Verilindor i Planifikimit (RVLP) ka kënaqësinë t’ju ftojë në sesionin e parë të forumit në komunitet, i cili do të mbahet më 22.02.2019, në orën 12 në restorantin “Gracija” në Kumanovë.
RVLP në periudhën prej 22. 02. 2019 deri më 15.03.2019 do ta realizojë projektin e forumi rajonal në komunitet (që do të mbahet nëtri seanca, edhe atë: ( s1f – 22.02, s2f – 01.03 dhe s3f – 15.03.2019) i cili synon të forcojë pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrjes në nivel rajonal, për të përmirësuar partneritetet ekzistuese ndërmjet subjekteve lokale dhe rajonale, dhe për të krijuar partneritete të reja në baza lokale dhe rajonale, në mënyrë që të gjenden zgjidhje efektive për problemet e interesit të gjithë komunitetin.
Sesioni i radhës i forumit do të mbahet në tetor 2019, ku autoritetet lokale dhe rajonale do të informojnë forumin për zbatimin e vendimeve të forumit.
Forumi është mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, si pjesë e “Zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të barabartë rajonal”.
Procesi i Forumit është i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar të rajonit verilindor (Banorët e gjashtë komunave të rajonit: Kumanovë, Likovë, Shtip, Kratovë, Rankovcë dhe Kriva Pallankë).
Qytetarët e RVLP do të kenë mundësinë për të vendosur për idetë projektuese dhe propozimet që do të zbatohen në kuadër të katër temave të definuara me projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe inkluziv rajonal”:
1.Turizëm;
2. Mjedisi jetësor;
3. Infrastruktura e biznesit dhe
4. Përfshirja sociale;
Të nderuar qytetarë, ju keni mundësinë të ndikoni drejtpërsëdrejti në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në rajon, dhe kështu do të mund të ndikoni në përmirësimin e jetës suaj.
Për të gjitha informatat shtesë në lidhje me sesionet e forumit, person për kontakt është Koordinatori i forumit, Vlladimir Pavllovski, Tel. 071 260 022 [email protected].
Ju presim!
RVLP,
Drejtor
Mlladen Protiq