Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

 Njoftim

Ju njoftojmë se duke filluar nga 16.05.2018 (e mërkurë) deri më 18.05.2018 (e premte) do të bëhet deratizimi (trajtimi kundër minjëve) në territorin e Komunës së Kumanovës. Trajtimi do të bëhet duke vënë kurthe në pusetat e hapura të rrjetit të kanalizimit, kurse do të përfshihen edhe pusetat e ujit atmosferik. Në rast se trajtimi nuk bëhet për shkak të kushteve atmosferike, i njëjti prolongohet për ditën në vijim.

Preparati që do të shfrytëzohet bënë pjesë në grupin e antikoagulantëve dhe do ta ketë formën e bllokut të parafinit. Qytetarëve ua tërheqim vërejtjen që mso të lëvizin në afërsi të kurthave të vëna, e në rast se e gjejnë rodenticidin në vend të hapur, të mos e prekin.

 

 

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст