Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e gjashtë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim

Në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhje e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Kumanovës, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave kundër përhapjes së sëmundjes  COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

-i rekomandon Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të vendosë orë policore  (20.00-05.00) në territorin e Komunës së Kumanovës, me përjashtime të posaçme për personat që kanë nevojë veprimi, të vërtetuar me autorizim adekuat nga organet kompetente.

-i kërkohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të montojë 100 krevatë dhe mjete për rrethim të hapësirës, që do të shfrytëzohen për karantin, sipas nevojës.

-NP Ujësjellësi – Kumanovë të bëjë sigurim shtesë të fabrikës së prodhimit të ujit – stacionit filtrues, kurse SPB Kumanovë të sigurëjë prani 24 orëshe të zyrtarëve të saj në këtë objekt.

-i rekomandohet Komunës së Kumanovës që në përputhje me Vendimin e Këshillit të Komunës të sigurojë mjete financiare për blerje të:

  • automjetit special për mirëmbajtje të sipërfaqeve publike – qarkulluzese dhe dezinfektim, në shumën 1.200.000 denarë
  • 60 (gjashëtdhjetë) pompa mekanike, në shumën 100.000 denarë
  • 30 (tridhjetë) pompa mekanike, në shumën 300.000 denarë
  • 200 (dyqind) litra vaj motorik për motor me dy takte, në shumën 100.000 denarë
  • mjete dezinfektuese  (hiperklor), në shumën 300.000 denarë
  • mjete dezinfektuese për duar, veshje dhe mbathje, në shumën 200.000 denarë
  • maska mbrojtëse, në shumën 300.000 denarë
  • doreza mbrojtëse, në shumën 300.000 denarë
  • pajisje dhe material për dezinfektim dhe vetë izolim si dhe shërbime (mjete rezervë), në shumën 1.200.000 denarë.

-Obligohet inspektorati komunal, NP Pastrimi dhe Gjelbërimi dhe Sektori për punë komunale t’i shënojnë të gjitha fushat sportive dhe për fëmijë, dhe të njëjtat të ndalohen për përdorim deri në Vendim tjetër të Shtabit të Krizës për mbrojtje dhe shpëtim.

-U kërkohet qytetarëve që t’i dislokojnë veturat e parkuara në mënyrë të pa rregullt =në rrugë dhe trotuare, që të mundësohet dezinfektimi pa pengesa, dhe në rast të dëmtimit të tyre, barra bie mbi pronarët.

-I kërkohet Shtabit Qëndror të QMK dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ta rrisin kontrollin e personave të ikur në territorin e Komunës së Kumanovës dhe të kontrollohet numri i migrantëve, që gjenden në Tabanoc, të mbahet llogari për qëndrim 72 orësh në kampin e migrantëve në f. Tabanoc, që të mos rrezikohet siguria e popullatës vendore.

-I kërkohet SPB Kumanovë që të procedojë sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për detektim të të gjithë qytetarëve, që mblidhen në grupe në sheshe, rrugë, parqem, shtëpi uikendi dhe vende të tjera publike, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut të përhapjes së epidepisë.

-Komuna të vazhdojë me distribuim të ndihmës së njëhershme në ushqime dhe mjete higjienike për familjet e rrezikuara, së bashku me Kryqin e Kuq – Kumanovë (100 pako me Kryqin e Kuq dhe 100 pako nga Komuna e Kumanovës).

 

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст