NJOFTIM nga mbledhja e katërt e Shtabit Komunal për mbrojtje dhe shpëtim
NJOFTIM
nga mbledhja e katërt e Shtabit Komunal për mbrojtje dhe shpëtim
Në ambientet e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhje e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave në lidhje me përhapjen e COVID-19 (koronavirus – it).
Në këtë mbledhje u miratuaqn rekomandimet, konkluzionet dhe masat e mëposhtme:
– Në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve për parandalim të përhapjes së koronavirusit, Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim do të kërkojë nga NP “Tregu” të shkurtohet orari i punës për 2 orë.
– Në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve për parandalim të përhapjes së koronavirusit, Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim rekomandohet që Komuna e Kumanovës të punojë me orar të shkurtuar për 2 orë, deri në ora 14:00. Kurse pas orës 14:00 punonjësit të jenë në dispozicion në telefonët e tyre zyrtar.
– U rekomandohet bashkësive fetare në qytet që detyrimisht të bëjnë dezinfektimin e të gjithë objekteve fetare. Gjithashthu, bashkësive fetare në qytet u rekomandohet t’i respektojnë vendimet dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në veçanti për ta reduktuar numrin e pjesëmarrësve në ceremoni funerale në gjysmë ore me distancë të përcaktuar midis njerëzve. Pas çdo rituali morgu të dezinfektohet nga NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi”.