NJOFTIM nga mbledhja e tetëmbëdhjetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 02.04.2020 (e enjte)
Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:
- Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut izolim të plotë (karantinim) të qytetit të Kumanovës, me protokoll të paraparë saktë për sjellje të institucioneve, qytetarëve dhe subjekteve juritike dhe subjekteve juridike me pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit.
- Obligohet NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë në afat sa më të shpejtë të mundshëm të shënojë me linja të verdha me distancë 2 metra ndërmjet personave para të gjitha bankave dhe postës.
- U apelon qytetarëve të Komunës së Kumanovës t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të sillen me përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve përreth tyre.