NJOFTIM nga mbledhja e tridhjetë e nëntë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 28.04.2020 (e martë)
Sot, përmes konferencës online, u mbajt mbledhje e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:
- SHKMSH Kumanovë kërkon nga Qeveria e RMV ta rishqyrtojë ndryshimin e Urdhëresës për mbajtje të masave mbrotjëse me të cilën parashihen gjoba në vleër 20 euro për personat fizik për mbajtje të maskës mbrojtëse me punë të dobishme shoqërore.
- SHKMSH Kumanovë ka miratuar vendim që të lejohet organizimi dhe mbajtja e koncerteve muzikore në vend të hapur në Sheshin e Qytetit dhe para platosë së IKQK “Trajko Prokopiev” gjatë orës policore, për çka institucionet e interesuar kulturor, shoqatat dhe grpet do të parashtrojnë kërkesë paraprake te SHKMSH dhe do t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë së RMV dhe SHKMSH Kumanovë.
– Aktivitetet tjera të forcave të shpërndarjes së Shtabit dhe institucioneve të tjera të vazhdojnë me aktivitetet e rregullta të shtabit në harmoni me dinamikën e dhënë.