NJOF|TIM nga mbloedhja e shtatë e Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim
Në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave kundër hapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje janë miratuar këto rekomandime, konkluzione dhe masa:
- Obligohet NP “Tregu” Kumanovë që ta mbyllë nivelin e dytë dhe të tretë të tregut të qytetit, ku shoten prodhime jo bujqësore dhe të gjithë resurset njerëzore të vihen në dispozicion të NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” për kryerjen e punëve dhe detyrave shtesë në funksion të dezinfektimit të sipërfaqeve publike qarkulluese në hapësirat e qytetit.
- Obligohet NP “Kumanova parking” që të ndërpresë pagewsën e parkimit në zonën e parë dhe të dytë në të gjithë vendparkimet me të cilët menaxhon dhe kapacitetet e lira njerëzore t’i vëjë në dispozicion të NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” në fuknsion të dezinfektimit të sipërfaqeve publike qarkulluese.
- Obligohet NP “Ujësjellësi” Kumanovë që të gjithë resurset njerëzore në dispozicion që nuk do ta pengojnë punën e ndërmarrjes publike të vihen në funksion të NP “Pastrimi dhe gjelbërimi”.
- Obligohet NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” që t’i plotësojë dhe rritë ekipet që bëjnë dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike qarkulluese.
- Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vihet regjim i posaçëm kontrollues për hyrje – dalje të qytetit, me punkte kontrollues dhe vënienn e qytetit në gjendje krize që të mund të implementohet Plani i veprimit i Qenderës për Menaxhim me Kriza dhe do të parandaloheshte përhapja e pa dëshiruar e epidemisë në dhe jashtë qytetit. Gjithashtu, kërkojmë nga Qeveria ta rritë kohëzgjatjen e orës policore në Komunën e Kumanovës dhe e njëta të jetë me kohëzgjatje 18.00 – 06. 00.
- Kërkojmë nga të gjithë institucionet kompetente shtetërore dhe lokale që marrin pjesë në punën e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim që të japin informacicone të rregullta dhe me kohë deri te shtabi për gjendjen,m pajisjet, kapacitetin dhe resurset me të cilat disponojnë.
- Obligohet Komuna e Kumanovës që të vendosë një telefon kujdestar 24 orë ku qytetarët do të mund t’i paraqesin rastet me simptoma eventuale që japin indikacione për ekzistim të infektimit eventual me coronavirus, edhe atë: në rast të rritjes së temperaturës, frymëmarrjes së vështirësuar, kollitjes intenzive dhe simptomave të tjera të publikuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë e më pastaj Komuna e Kumanovës do të koordinohet me institucionet shëndetësore.
- Qendra e Shëntetit Publik – Kumanovë të parashtrojë informacione të rregullta për gjendjen me testimin e personave me COVID 19 nga Komuna e Kumanovës dhe raport në bazë ditore për personat e vënë në vetëizolim.
- Kryqi i Kuq – Kumanovë dhe Komuna e Kumanovës më tutje aktivisht të vazhdojë me asistencën ndaj personave të sëmurë dhe të pa mundur.
- Të gjithë resurset lokale të vihen në dispozicion të parandalimit dhe pengimit të përhapjes së virusit.
- Komuna e Kumanovës do të kërkojë nga SPB Kumanovë që të parashtrojë listë për personat që janë në izolim shtëpiak, që të mund të bëjë dezinfektimin legal parandalues në rajonin e qytetit ku jetojnë këto persona.
Општина Куманово
Градоначалник,
Максим Димитриевски