Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Nxënës të shkollave të mesme vizitojnë Komunën e Kumanovës

Nxënës të shkollës së mesme, anëtarë të Klubit “Mësojmë drejtësinë” pranë Forimit Arsimor Rinor, sot në Komunën e Kumanovës u takuan me Kryetarin e kësaj komune, Maksim Dimitrievski.

Nga Forumi Arsimor Rinor theksuan se është me rëndësi esenciale që të funksionojë aktivizmi qytetar te të rinjtë dhe të zhvillohet sensi i aksionizmit për ndryshime pozitive në bashkësinë lokale, dhe se i njëjti mund të arrihet përmes njohjes me punën dhe kompetencat e organeve të njësisë së vetëqeverisjes lokale, ku nxënësit do të kenë rastin të njihem me ata të cilët i përfaqësojnë. Kryetari Dimitrievski përmes bisedës i inkurajoi të rinjtë që çdo herë të kenë vizion për sukses dhe qëllime të definuara qartë për zhvillim personal dhe profesional.

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст