Përfaqësues të udhëheqësisi së KHM Kumanova në takim me Dimitrievskin
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka pasur një takim me përfaqësues të udhëheqësisë së KHM Kumanova. Shkak i takimit ishte vendi i dytë i fituar në play out, i cili i siguroi ekipit pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Superligë dhe në sezonin e ardhshëm garues dhe një vend të merituar ndër më të mirët. Dimitrievski e përgëzoi KHM Kumanova për rezultatet e shënuara në sezonin e kaluar, duke theksuar mbështetjen e Komunës për zhvillimin dhe promovimin e disiplinave sportive, me qëllim të ruajtjes së traditës sportive, përmes rezultateve të reja dhe të rëndësishme sportive.