Pritja solemne e delegacioneve në Shtëpinë e Zejtarëve
Delegacionet që janë në Komunën e Kumanovës me rastin e shënimit të festës së qytetit tonë, morën pjesë në solemnitetin e organizuar në hapësirat e Shtëpisë së Zejtarëve. Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski këmbeu dhurata me përfaqësuesit e komunave: Bijelinë, Novi Sad, Banja Llukë, Kampina, Çepelare dhe Çorli. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ambasadorët e Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Rumanisë. Në kuadër të këtij solemniteti, në bazë të interesit të ndërtuar bashkërisht për vazhtim të marrëdhënieve miqësore, kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski dhe Kryetari i Këshillit të qytetit të Novi Sadit Zdravko Jelushiq nënshkruan një letër më qëllim të vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Novi Sadit dhe Komunës së Kumanovës.