Qendrës Ditore për Personat me Nevoja të Posaçme – Kumanovë iu dhurua një furgon special специјално комби возило
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, vizitoi Qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuara në Kumanovë, ku dhuroi një furgon special për nevojat e Qendrës. Ky aktivitet zbatohet në përputhje me projektin “Përfshirja sociale e përdoruesve të qendrave të kujdesit ditor për personat me aftësi të kufizuara dhe përmirësimi i shërbimeve sociale, duke përmirësuar transportin e tyre” në Rajonin e Planifikimit Verilindor me Agjencinë Zvicerane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbështetur nga Ambasada Zvicerane në RMV dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë. Në kuadër të projektit, u blenë tre furgonë specialë me dedikim për Qendrat për Çështje Sociale me Qendra Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kumanovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë. Kryetari Dimitrievski theksoi se Qëllimi i projektit është të përmirësojë cilësinë e shërbimeve ekzistuese sociale dhe të krijojë parakushte për qasje në shërbimet e një numri të madh të përdoruesve, me vëmendje të veçantë ndaj kategorive të prekshme të personave nga rajoni Verilindor. Dimitrievski shpjegoi se ky projekt duhet të sigurojë kushte për përfshirjen sociale të personave nga grupet e identifikuara të cenueshme dhe të margjinalizuara të qytetarëve që janë subjekt në rrezik shoqëror në mënyrë që të sigurohet mosdiskriminimi dhe afirmimi i diversitetit shoqëror.