Reagimi i Komunës së Kumanovës prë Ministrinëe Punës dhe Politikës Sociale
Ligji për Vetëqeverisjen Lokale është i qartë dhe decid, vetëqeverisja lokale ka kompetencat për kopshtet.
Në këtë rast ministresha Carovska me këtë veprim të njëanshëm e bën centralizimin klasik, me qëllim që të ndërhyjë në kompetencat e komunës dhe të bëjë rizgjedhjen e paligjshme të drejtorit që veç më 15 vite është këtë detyrë, ndërsa problem më urgjent i prindërve të rinj në Kumanovë është regjistrimi i një fëmije në kopsht si dhe kushtet dhe mënyra e kujdesit për ta.
Komuna kërkon sjellje të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, etikë dhe moral në kuadër të kompetencave, siç është rasti me këtë institucion.
Komuna është e hapur për bashkëpunim me Ministrinë në nivel partnerësh, por në asnjë rast në pozitë të varur, imponimin e zgjidhjeve kadrovike dhe forma të tjera të presionit.