Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Roli i sportit në krijimin e stilit të shëndetshëm të jetesës

Kryetari Maksim Dimitrievski mori pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Roli i sportit në krijimin e një stili të shëndetshëm të jetesës”. Në këtë ngjarje të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve Sportiv të Maqedonisë dhe Komiteti Olimpik i Maqedonisë, morën pjesë sportistët më të mirë nga qyteti ynë, Rexhep Rexhepovski dhe Branimir Jovanovski, si dhe shumë legjenda të sportit nga rajoni.
Kryetari i komunës në fjalën e tij i potencoi sukseset sportive të qytetit, ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve sportive, si dhe mbështetjen që Komuna e ofron për zhvillimin e sportit. Synimi është promovimi i politikave sportive si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст