Shënohet 77 vjetori i Çlirimit të Kumanovës
Komuna e Kumanovës shënon 77 vjetorin e çlirimit dhe 502 vjetorin e ekzistencës. Me këtë rast, tradicionalisht u mbajt Akademia Solemne e Komunës së Kumanovës në Institucionin Nacional Qendra e Kulturës “Trajko Prokopiev”. Në manifestimin solemn fjalën e mori kryetari i komunës Dimitrievski. U prezantua një video-prezantim për të arriturat e Komunës në periudhën e kaluar njëvjeçare. Çmimi i Nëntorit këtë vit nuk u nda, për shkak se nuk u mbajt seanca konstituive e përbërjes së sapozgjedhur të Këshillit të Komunës së Kumanovës, e cila është e ngarkuar për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për shënimin e festave dhe manifestimeve dhe dhënien e çmimeve dhe mirënjohjeve të Këshillit, përgjegjës për dhënien e çmimit. Në emër të tij, kryetari Dimitrievski ndau falënderime dhe pllakata për personat e njohur fizikë dhe juridikë që kanë kontribuar në zhvillimin e qytetit në sfera të ndryshme shoqërore.