“Shkolla të sigurta” – traditë e njohjes me njeri-tjetrin dhe respektimit të dallimeve
Me rastin e festës se Buzmit, kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitriesvski, vizitoi Shkollën e Mesme Ekonomike “Pero Nakov”- Kumanovë, me ç’rast u mbajt një manifestim si pjesë e projektit “Shkolla të sigurta”, i cili ishte organizuar nga ana e Departamentit për parandalim SPB Kumanove. Ideja e gjithë kësaj ishte që nxënësit e etnive te ndryshme bashkë ta festojne kete feste. Ky manifestim realizohet për të dhjetën herë, duke respektuar masat për mbrojtje dhe parandalimin e perhapjes së Koronavirusit.Qellimi i gjithë kësaj është njohja me kulturën, traditën dhe zakonet e bashkësive etnike, me qellim që të arrihet te ndërtohet një komunikim dhe besim, pavarësisht dallimeve dhe sfidave qe i hasim. Traditë e kësaj feste është edhe ndarja e bukës për ta gjetur monedhën e cila gjendet mbrenda në buke. Në oborri ne shkollës u mbollën edhe fidanë, me qellim gjelbërimin e oborrit të shkollës, po ashtu, u shpërndanë edhe maska mbrojtëse.