SHMPK “Kiro Burnaz” dhe SHMK “Pero Nakov” e prezantuan projektin “Erazmus +”
Drejtorët e dy shkollave të mesme të qytetit, para Kryetarit të Komunës Maksim Dimitrievski, i prezantuan aktivitetet nga projekti Erazmus +. Me këtë projekt pritet të realizohen më shumë qëllilme: motivimi i nxënësve për mirëkuptim dhe pranim ndërkulturor, aftësitë komunikative në gjuhën angleze, promovimi i vlerave ervropiane, kohezioni ndërmjet qytetarëve evropianë, më shumë njohuri në fushën e TI, etj. Arsimtarët do të kenë mundësi që të këmbejnë praktika dhe metoda të mira të mësimit.
Ky projekt është financuar nga Agjencia Nacionale e Programeve dhe Monilizimit në Evropë, me kohëzgjatje tre vjeçare. Implementohet në nëntë institucione të vendit, pjesëmarrës në projekt, edhe atë: Maqedoni, Poloni, Portugali, Çeki, Turqi, Itali, Lituani, Rumani dhe Gjermani.