Takim pune i Dimitrievskit me drejtorin ekzekutiv të Tigo Finance
Në kuadër të agjendës së tij të takimeve të biznesit me komunitetin e biznesit, sot në ambientet e komunës, Kryetari Dimitrievski mbajti një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Tigo Finance, Filip Dimitrovski.
Në takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit në mes të komunës dhe këtij subjekti të rëndësishëm të biznesit që tashmë është i pranishëm me degën e tijj në Kumanovë, dhe sot nga drejtori Dimitrovski u njoftua se së shpejti, dega e dytë e Tigo Finance do të hapet për kumanovarët në territorin e Komunës së Kumanovës.
Dimitrovski e përshëndeti mbështetjen e deritanishme të komunës dhe theksoi se dega e re siguron disponueshmëri edhe më të madhe dhe qasje më të shpejtë në financa për popullatën lokale. Njëkohësisht me zgjerimin e rrjetit të degëve në territorin e Komunës së Kumanovës, krijohen kushte për punësime të reja, një segment i rëndësishëm për komunitetin lokal.
Kryetari Dimitrievski, në takim, theksoi rëndësinë e veprimit të ndërsjellë dhe forcimin e marrëdhënieve midis komunës dhe komunitetit të biznesit si modeli më i mirë i ndërtimit të partneriteteve strategjike që veprojnë me përgjegjësi dhe në të mirë të të gjitha palëve të interesuara.
Tigo Finance është një institucion financiar jo-bankar, institucion i përparuar teknologjik dhe dixhital i Fintech, i licencuar nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është një nga njëqind ndërmarrjet e suksesshme në EJL nga Instituti Akademik Ndërkombëtar dhe ka certifikatën Excellent SME të akorduar nga Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sot, kompania punëson mbi 100 punonjës, ka një rrjet të përhapur të degëve në disa komuna në vend, por vazhdon të punojë me përkushtim për të zgjeruar rrjetin e degëve dhe për të krijuar vende të reja pune.