Takim pune i Këshillit Socio – Ekonomik Lokal
Këshilli Socio – Ekonomik Lokal dhe Kryetatari i Komunës, Maksim Dimitrievski, mbajtën takim pune me përfaqësuesit e përfaqësuesve të biznesit në Kumanovë. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të sektorit të biznesit në qytet, dy sindikatet (Lidhja e Sindikatave të RMV dhe Konferenca e sindakatave të lira në RMV) dhe nga Agjencia e Punësimit. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e kompanive të biznesit gjatë kësaj periudhe, si dhe për aktivitetet dhe masat që parashihen gjatë periudhës vijuese. Kryetari i Komunës shprehi falënderim për të gjithë kompanitë, që përmes donacioneve të tyre, kontribuuan për ballafaqim më të lehtë të komunës me corona virusin.