Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Të enjten dhe të premten spërkatje kundër rriqrave në territorin e Komunës së Kumanovës

Më 10.05.2018 dhe 11.05.2018 (e enjte dhe e premte), varësisht nga kushtet atmosferike, është paraparë trajtimi i sipërfaqeve të gjelbra publike në qytet, si masë për luftë kundër rriqrave. Ky trajtim bëhet me qëllim që të parandalohet përhapja e sëmundjeve ngjitëse, ku si vektorë paraqiten të njëjtat.

Të gjitha sipërfaqet e trajtuara do të shënjohen. Nuk rekomandohet qëndrimi gjatë kohë në sipërfaqet e trajtuara si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët, posaçërisht gjatë periudhës menjëherë pas trajtimit.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст