Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE për zgjedhje të organizatës rinore ose organizatës për të rinj që do të udhëheqë me Qendrën Rinore në Kumanovë

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Linku nga Thirrja publike për zgjedhje të organizatës rinore ose organizatës për të rinj që do të udhëheqë me Qendrën Rinore në Kumanovë në format PDF.

Në bazë të nenit 22 të Ligjit për Pjesëmarrjen Rinore dhe Politikat Rinore, dhe në lidhje me pikën 3 të Rregullores për standardet e cilësisë së qendrave rinore nr.12-923/1 të datës 07.04.2021 të miratuar nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe Vendimit për themelimin e qendrës rinore në komunën e Kumanovës (Fletorja Zyrtare e Komunës së Kumanovës nr. 13/21), Komuna e Kumanovës publikon:

 

THIRRJE PUBLIKE

për zgjedhjen e organizatës rinore apo organizatës për të rinj që do ta udhëheqë Qendrën Rinore në Kumanovë

 

Të gjitha organizatat rinore dhe organizatat për të rinj që janë të regjistruara në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 52/10, 135/11 dhe 55/16) dhe Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore (“Gazeta Zyrtare e RMV”, nr. 10/2020) për paraqitjen e aplikacionit për përzgjedhjen e organizatës rinore apo organizatës për të rinj që do ta udhëheqë Qendrën Rinore në Kumanovë.

Në përputhje me Ligjin për Pjesëmarrjen Rinore dhe Politikat Rinore, qendrat rinore janë vende ku përgatiten dhe zbatohen programe që përmirësojnë mirëqenien e të rinjve, zhvillimin e jetës personale, sociale dhe profesionale të të rinjve, informacion me interes të rëndësishëm për të rinjtë dhe aspekte të tjera të jetës rinore.

Qendrat rinore krijohen në bashkëpunim ndërmjet komunave dhe formave të organizimit rinor të rregulluara me ligj.

Me Vendimin nr. 09-7216/4 të datës 22.09.2021, të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Komuna e Kumanovës themelon Qendrën Rinore e cila me thirrje publike do t’i jepet në menaxhim një organizate rinore ose organizate për të rinje për një periudhë 3 vjeçare, nga shkurti 2022 deri në shkurt 2025.

Organizatat duhet të paraqesin një program të përshtatshëm pune të qendrës, përmes të cilit do të realizohet mbështetja sistematike e zhvillimit personal të të rinjve dhe përfshirja e tyre aktive në jetën e komunitetit përmes:

 

  • Arsimi joformal: trajnimi dhe mësimdhënia e të rinjve;
  • Informimit, mentorimit, mësimdhënies dhe këshillimit;
  • Të mësuarit joformal eksperimental që zhvillohet në kohën e lirë përmes pjesëmarrjes në aktivitete argëtuese dhe vullnetare të organizuara për dhe nga të rinjtë.

Qendra Rinore në Kumanovë duhet të jetë e hapur dhe e aksesueshme për të rinjtë së paku 40 orë në javë, të shpërndara në të paktën 5 ditë.

Organizatat e interesuara duhet të parashtrojnë:

  • Fletë aplikacion dhe program vjetor të punës së Qendrës Rinore për periudhën shkurt – dhjetor 2022
  • Buxhet për zbatimin e programit të propozuar për periudhën shkurt – dhjetor 2022
  • Portofol të organizatës që aplikon për shpalljen publike, ku shihet qartë kontributi dhe puna e tyre në fushën e punës rinore.
  • Biografitë e të gjithë personave që do të angazhohen në zbatimin e programit vjetor – punonjës të rinj të kualifikuar, bazuar në Portofolin Kombëtar për Punëtorët Rinor
  • Statusin aktual nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më i vjetër se gjashtë muaj nga organizata ose organizatat

Shuma e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kumanovës për vitin 2022 është në vlerën e përqindjes prej 50% deri në 70% të mjeteve të nevojshme për realizimin e Programit të dorëzuar për Punë të Qendrës Rinore Kumanovë, por jo më shumë se 600.000 denarë.

Kryetari i Komunës së Kumanovës do të themelojë Komisionin për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të dorëzuara sipas thirrjes publike, i cili në bazë të dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve, në afat prej 3 (tre) ditësh pas përfundimit të thirrjes publike, do të t’i paraqesë Kryetarit të Komunës Mendin me propozim për përzgjedhjen e organizatës rinore ose organizatës për të rinj që do ta menaxhojë Qendrën Rinore.

Në bazë të mendimit të dorëzuar nga Komisioni për shqyrtim dhe vlerësim të aplikacioneve, Kryetari i Komunës së Kumanovës do të vendos për zgjedhjen e organizatës rinore ose organizatës për të rinj që do ta menaxhojë Qendrën Rinore.

Kryetari i Komunës së Kumanovës në afat prej 3 (tre) ditësh nga miratimi i Vendimit për zgjedhje do të lidhë Marrëveshje për menaxhimin e Qendrës Rinore në periudhën prej shkurtit 2022 deri në shkurt 2025, me organizatën rinore ose organizatën për të rinj, e cila do të zgjidhen në këtë thirrje publike.

Në rast aplikimi të përbashkët nga disa organizata, Marrëveshja do të nënshkruhet me një nga organizatat (të propozuara në aplikacion) në emër të grupit joformal të organizatave.

Organizatat e mëposhtme kanë të drejtë të aplikojnë për organizatat rinore ose organizatat për të rinj me seli në komunën e Kumanovës, të cilat janë të regjistruara në Regjistrin e organizatave rinore dhe organizatave për të rinj, ekzistojnë më shumë se 5 vjet dhe punojnë në fushën e punës rinore dhe aktivizmin rinor.

Aplikacionet e kompletuara së bashku me Programin dhe buxhetin duhet të përgatiten në formularët e përgatitur në bazë të standardeve të cilësisë së qendrave rinore nga Rregullorja e Agjencisë për Rini dhe Sport.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në Komunën e Kumanovës në afat prej 7 (shtatë) ditësh pas shpalljes së thirrjes publike në arkiv ose me postë në adresën: Komuna e Kumanovës, 11 Tetori pn, 1300 Kumanovë, me shënimin “Thirrje publike për përzgjedhjen e organizatës rinore apo organizatës për të rinj që do ta udhëheqë Qendrën Rinore në Kumanovë”

Dokumentat e pa kompletuar dhe të dorëzuar pas afatit nuk do të shqyrtohen.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст