Thirrje punlike për të moshuarit
Komuna e Kumanovës, për nevojat e Projektit “Përqafimi lokal 2” që është pjesë e Programit Puna përgjithësisht – e dobishme 2019, publikon thirrjen publik për shfrytëzuesit – persona të moshuar që do të shfrytëzojnë shërbime falas që i ofron Projekti.
Bëhet fjalë për idenë e tretë të Projektit “Përqafimi lokal 2”, gjegjësisht Servis për të moshuar në kushte shtëpiake, që i përfshinë këto shërbime:
- Përkrahje psikologjike dhe sociale;
- Ndihmë gjatë kryerjes së obligimeve të përditshme;
- Organizim të strukturimit më kualitativ të kohës,
me qëllim të avancimit të kualitetit të jetës së tyre dhe zhvillm të sensit të përkatësisë në komunitet.
Për realizim të idesë projektuese do të angazhohen 3 (tre) persona në rolin e Asistentit për të moshuar që shërbimet do t’i kryejnë në kushte shtëpiake.
Ftohen të gjithë personat e interesuar/banorë të Komunës së Kumanovës, që kanë nevojë për shfrytëzim të këtij shërbimi të paraqiten në Komunën e Kumanovës (ndërtesa e ish – Kozjakut, përballë Stadiumit të Qytetit) ose të nëjtën ta bëjnë përmes numrave të telefonit 075/323-569 и 078/313-149 tek personi Frosina Cvetkovska. Paraqitjen mund ta bëjnë edhe familjar të afërm, fqinj dhe banorë me përgjegësi shoqërore të komunës.
Thirrja publie do të zgjasë prej 07.08.2019 deri më 16.08.2019.