Tradicionalisht shënohet Dita e Kryengritjes Popullore dhe Dita e Luftëtarit
Me rastin e jubileut të këtij viti 80 vjet nga Dita e Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit, në Memorialin Kosturnica në Kumanovë, u mbajt ceremonia tradicionale. Në ceremoni morën pjesë delegacione të shumta, të cilët vendosën lule të freskëta, duke nderuar luftëtarët e rënë në luftën për lirinë e popullit maqedonas: Unioni i Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste të Maqedonisë, Kryetari i Komunës së Kumanovës, delegacioni nga Komuna e Prilepit, anëtarët e Këshillit Komunal, delegacioni i kryetarit të RMV, Qeverisë dhe Kuvendit të RMV, Shtabit të Përgjithshëm të ARM – së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV, shkollave fillore dhe të mesme komunale, institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, shoqatave të qytetarëve, organizatave joqeveritare, partive politike. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, iu drejtua auditorit me një fjalim rasti. Festa solemne u pasurua me një program të shkurtër kulturor – artistik.