Tribunë – Diskriminimi: Si ta njohim dhe çka më pastaj?
Shoqata Qendra për zhvillim rural “BUJRUM” dhe “HERA” – Asociacioni për edukim dhe hulumtim shëndetësor, organizuan tribunë me temë: “Diskriminimi: Si ta njohim dhe çka më pastaj?”. Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, mori pjesë në këtë tribunë, ku e sqaroi rolin dhe masat e Komunës së Kumanovës për mbrojtje nga diskriminimi.