U promovua libri “2222 nofkat e kumanovarëve në dialekt kumanovar” i autorit Mirko Zafirovski
Në Shtëpinë e Artizanateve – Kumanovë u mbajt promovimi i librit “2222 nofkat e kumanovarëve në dialekt kumanovar” nga bashkëqytetari ynë Mirko Zafirovski, si libri i tretë, kushtuar Kumanovës. Ky manifestim kulturor është pjesë e Programit “Ditët e Nëntorit 2021”, i mbështetur nga Kryetari i Komunës dhe Këshilli i Komunës së Kumanovës. Me këtë vepër qyteti fitoi mori një tjetër histori të shtypur, e cila do të zërë vendin e saj në thesarin kulturor, duke mbetur trashëgimi e brezave të ardhshëm. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski.